SOCIALIZIMI DHE MEDIAT SOCIALE

“ Refuzojmë të fikim  kompjuterat , të fikim telefonat, të dalim nga Facebook-u dhe të rrimë në heshtje, sepse në këto momente duhet të përballemi me atë që jemi me të vërtetë“. – Jefferson Bethke

Sipas vikipedija: „Socializimi është një proces  kompleks  që planifikohet dhe zbatohet sistematikisht nga familja, shkolla dhe komuniteti në mënyrë që fëmijët socialisht të papjekur gradualisht të bëhen të aftë për të jetuar në bashkësinë shoqërore.  Qëllimi themelor i procesit të socializimit është që anëtarët e rinj të shoqërisë  përmes mësimit dhe ndërveprimit me prindërit, mësuesit dhe personalitetet nga jeta kulturore dhe publike mësojn atë lloj të sjelljeve dhe marrëdhënieve ndërpersonale që janë karakteristike për një kulturë të dhën, me një mundësi të gjerë të përshtatjes ndaj kushteve të reja të jetesës „.

Sipas koncepteve moderne, procesi i socializimit përfshin procesin e individualizimit, që nënkupton aftësinë e individit për të tejkaluar të dhënat ekzistues  sociale dhe për të ndryshuar sipas nevojave të veta.

Mbyllni sytë dhe përpiquni të imagjinoni  jetën në të cilën mediat nuk ekzistojnë. Nëse keni një sulm paniku në miniaturë, atëherë urime, mediat masive kanë marrë me sukses jetën tuaj.

Por nuk jeni vetëm në panikën tuaj. Çdo kush është produkt i mjedisit të tij në botën e sotme! Mediat janë kudo në çdo pjesë të ditës rreth nesh. Absolutisht nuk ka ikje prej tyre. Për fat të keq, mediat masive dhe teknologjitë që përdorim me sukses integrohen në shoqërinë tonë deri në atë pikë sa që pa to nuk do të mundemi  të funksionojmë. Për qindra vjet, mediat janë etiketuar si një nga gjërat që më së shumti ndikon tek  njerëzit. Televizioni, radioja, shtypëdit, formojn shoqërinë tonë dhe vazhdojn  ta bëjn këtë. Në dekadën e fundit, ndikimi i medias masive është rritur ndjeshëm me ndihmën e teknologjive të reja. Tani me inkorporimin e internetit, mediat masive janë evoluar në një formë të re në rritje të njohur si media sociale.

Si na zënë robër teknologjit dhe mediat sociale?

Periudha nga mesi i shekullit 19 në fillim të shekullit të 20-të kishte disa shpiknje  të mëdha teknologjike, si radio, telefon dhe televizion, të cilat vendosën themelet e telekomunikimeve moderne. Nga ana tjetër, një nga shpikjet më të mëdha të shekullit të 20-të, e cila në mënyrë drastike ndryshoi mënyrën e komunikimit dmth. Interneti ka lindur në vitet 1990. Sidoqoftë, askush nuk e dinte që gjatë këtyre viteve këto rrugë novatore do të kishin pasoja të gjera në mjedisin tonë dhe mënyrat e ndërveprimit shoqëror.

„Dallimi midis teknologjisë dhe skllavërisë është se skllevërit janë plotësisht të vetëdijshëm se nuk janë të lirë“ – Nassim Nicholas Taleb

Themelet e karakterit dhe personalitetit tonë janë vendosur në fëmijërinë tonë. Ne absorbojmë shumë nga mjedisi ynë përmes vizionit, ndërveprimit, përvojës, të mësuarit dhe prandaj këto vite të hershme janë pjesa më e rëndësishme e jetës së çdo individi. Mësojmë rreth miqësisë, ndarjes, luftimit, dashurisë, kujdesjes, qarjes dhe krijimit të marrëdhënieve me të tjerët, deri sa  ne luajmë dhe rritemi me fëmijët e tjerë. Asnjë aplikacion virtual ose softuer edukativ nuk mund të zëvendësojë këtë. Në botën e sotme materialiste dhe të sapo formuar, gradualisht shkojmë drejt një kulture në të cilën fëmijët e prindërve punojn   dado ndërsa prindërit përmbushin detyrat e tyre duke u dhënë fëmijëve Ipad, Play Stationa dhe kompjutera në vend që të shpenzojnë kohë me to.

. Këta fëmijë janë të privuar nga dashuria dhe përkujdesja e prindërve të tyre dhe në vend të kësaj zbrazëtie është e mbushur me teknologji. Kur ata rriten, këta fëmijë janë socialisht të shqetësuar, të kërcënuar emocionalisht dhe shpesh vuajnë nga depresioni.

Adoleshentët dhe të rinjtë  pjesën më të madhe të kohës së tyre e kalojn të rrethuar nga rrjetet sociale, sepse ato janë lehtësisht të arritshme. Me celularë dhe smartfonë, të gjithë mund të ecin me qasje të pakufizuar në mediat sociale në xhepin.Sipas  Groving Virelessu  mosha mesatare e fëmijëve që marrin telefonin e tyre të parë celular është 12 vjet. Sa i përket mediave sociale, 90 për qind e adoleshentëve të moshës 13 deri 17 vjeç përdorin mediat sociale Facebook, Twitter, Instagram, etj. ..)

„Askush nuk mund ta mohojë se [sajtet] si Facebook-u kanë ndryshuar peizazhin e ndërveprimit social, veçanërisht në mesin e të rinjve,“ Larri D. Rosen.

 

Projekti “ Të gjithë duhet të dimë“ është bashkëfinancuar nga buxheti i Republikës së Serbisë – Ministria e Kulturës dhe Informacionit. Pikëpamjet e shprehura në një projekt mediatik të mbështetur nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e autoritetit që i ka ndarë fondet.

Scroll to Top