PRINDËRIT DIGJITAL – MBROJTJA E FËMIJËVE NË KOHËN „E NDARJES“

Si ndryshuan mediat sociale në mënyrën se si prindërit rrisin fëmijët?

Prindërit gjithnjë e më shumë krijojnë gjurmët e para dixhitale të fëmijëve të tyre. Në Shtetet e Bashkuara, shumica  e dy vjeçarëve – më shumë se 90 përqind prej tyre, sipas një sondazhi të vitit 2010 – tashmë kanë  prani në internet. Më shumë se 80 përqind e foshnjave më të rinj se dy vjeç janë tashmë në mediat sociale. Shumë fëmijë po qarkullojn  në internet përmes fotografive ultrazëri  të publikuara në Facebook para se të lindin. Pra, përdorimi i mediave sociale është rritur ndjeshëm, dhe fëmijët shpesh kanë shumë gjurmë dixhitale  para se të bëjnë hapin e tyre të parë. Burimet profesionale ofrojnë udhëzime për prindërit për të kuptuar mediat sociale, për të përcjellur  përdorimin e tyre dhe për të ofruar këshilla se si t’i përdorin ato.

„Është shumë e rrallë që prindërit të veprojnë me qëllim të keq, por shpesh nuk mendojnë për largësin e mundshme apo jetëgjatësinë e asaj që po ndodh me informacionin që publikon“ thotë Stacei Steinberg, profesor në fakultetin Juridik  në Universitetin e Floridës dhe ndihmës drejtor i qendrës së shkollave për Fëmijë dhe Familje. Ato mund të përdoren për vjedhjet e identitetit, mund të kopjohen në faqet e predatorëve, mund të keqpërdoren nga të tjerët në mënyra të ndryshme. Një studim i Komisionit të Sigurisë së Qeverisë Australiane zbuloi se rreth 50% e imazheve të shpërndara në faqet e pedofilëve janë marrë nga faqet e mediave sociale, „paralajmëroi Steinberg.

Kur prindërit ndajnë informacion në lidhje me fëmijët e tyre online, ata e bëjnë këtë pa pëlqimin e fëmijëve të tyre. Ndarja e fotografive të fëmijëve në internet mund të jetë një përvojë e mrekullueshme dhe një mënyrë për t’u lidhur me prindërit e tjerë. Por duhet  të jeni gati të përgjigjeni për atë që postoni.

„Sasia e informacionit që është në botën digjitale për fëmijët tanë në vetëm disa vjet është befasuese“, tha Dr Keith, profesor i pediatrisë në fakultetin  e Mjekësisë të Universitetit të Floridës. „Prindërit shpesh mendojnë se si t’i mbrojnë më mirë fëmijët derisa  fëmijët përdorin  internetin. Megjithatë, prindërit – duke përfshirë edhe  mua, në fillim – gjithmonë nuk mendojnë se përdorimi i tyre i mediave shoqërore mund të ndikojë në mirëqenien e fëmijëve të tyre „.

Pediatrit duhet të bëjnë më shumë përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin midis prindërve për të mbrojtur identitetin online të fëmijës. „Duhet të mendojmë dy herë para publikimit, përpara se të shtypim“ shpërndaje „në pajisjet tona digjitale. Gjithashtu, kurrë nuk duhet të ndani fotografi që tregojnë fëmijët tuaj pa rroba, nuk është e këshillueshme të ndani vendndodhjen e fëmijës tuaj në një postim.

Sa herë që dëgjojmë „mediat shoqërore dhe prindërit“, ne mendojmë për prindërit që publikojnë fotot e fëmijëve të tyre -Informata të përditshme dhe broshura për atë që kanë vizatuar , ngrënë, veshur, thënë, bërë – shkurtimisht, prindërit përmes mediave sociale tërheqin vëmendjen e tyre dhe vënë në qendër të vëmendjes fëmijën e tyre i cili është përgjithmonë i bllokuar në botën digjitale.

„Prindërit ngadalë po bëhen një garë – thonë analistët Quartz web magzina , ndërsa fëmijët po përpiqen të vazhdojn ambicjet e prindërve të tyre. Të gjith po kandidojn  se kush do të ketë sa më shumë pëlqime. “

„Të jesh prind  është një detyrë sfiduese. Kjo ndoshta është arsyeja pse prindërit tentojnë të mbikqyrin ose të angazhohen në sjelljen narcissistic, ekshibicioniste:

„Të tregojm të gjithëve se si jemi prindër të mirë“.

„Pse duhet të varemi nga mendimet dhe  pëlqimet e njerëzve  në internet ndërsa  të rrisim fëmijët?“ Janë pyetur në këtë portal.

 

Projekti “ Të gjithë duhet të dimë“ është bashkëfinancuar nga buxheti i Republikës së Serbisë – Ministria e Kulturës dhe Informacionit. Pikëpamjet e shprehura në një projekt mediatik të mbështetur nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e autoritetit që i ka ndarë fondet.

Scroll to Top