Mbikëqyrja prindërore mund të jetë represive – dhe sot është më e mundur se në kohën para daljes së internetit. Para Internetit dhe telefonave celularë, fëmijët kishin më shumë hapësirë për veten – prindërit e shqetësuar nuk mundën të ju rrinin pezull dhe ti shikojnë. Tani, prindërit mund të përdorin telefonat e mençur dhe aplikacionet e tyre për të përcjellur fëmijën e tyre. Kjo nuk është domosdoshmërisht e keqe në botën e sotme, por kjo patjetër ndikon në mënyrën se si rriten fëmijët, zhvillimin e besimit me fëmijët dhe zhvillimin e vetëbesimit – lidhjes dhe individualitetit në to.
Nga ana tjetër, kjo gjithashtu do të thotë që komunikimi ballë për ballë është gjithnjë më i vogel, ku prindërit dhe fëmijët nuk mund ta shohin dhe nuk mund ta lexojnë të folurit / gjuhën e trupit – ky është realiteti kur komunikimi zhvillohet nëpërmjet emoticonit.
Nuk ka përgjigje „të drejtë“ nëse mediat sociale janë një gjë e mirë apo e keqe. Ne na pëlqen t’i gjykojm të pakënaqurit, dhe duam t’i duam kur ana bëjnë të lumtur. Është e vërtetë se mediat sociale janë pjesë e realitetit. Ne duhet të shohim se si mund ta përdorim atë për të mirën tonë.
- Kontrolli prindëror
Kontrolli prindëror është një pjesë e rëndësishme e mjetit të sigurimit online të prindërve dhe është një hap i parë i shkëlqyeshëm në mbrojtjen e fëmijës në internet, megjithëse nuk është zgjidhja e vetme për sigurinë. Biseda me fëmijët tuaj dhe inkurajimi i sjelljes së përgjegjshme janë ende mënyrat më të mira për sigurim në internet.
- Çfarë është kontrolli prindëror?
Kontrolli prindëror paraqet softuerin dhe mjetet që lejojnë prindërit të kontrollojnë përdorimin e fëmijëve të tyre në Internet. Ata do të ndihmojnë fëmijët në parandalimin e qasjes me përmbajtje joadekuate në internet.
- Llojet e kontrollit
Biseda rreth „kontrollit“ nganjëherë mund të jetë konfuze. Në thelb, ka tri lloje që prindërit duhet të dinë:
- Kontrollet e nivelit të rrjetit vendosen në nyje ose router dhe aplikohen për të gjitha pajisjet e lidhura me atë nyje ose router (duke mbuluar tërë shtëpinë tuaj).
- Kontrollet e nivelit të pajisjes janë rregulluar në vetë pajisjen, si p.sh. një telefon i mencur dhe aplikohet pavarësisht se si dhe ku pajisja është e lidhur me internetin.
- Kontrollet e aplikimit vendosen në platformë ose në aplikacionin që po përdoret. Shembuj të kësaj do ishin cilësimet që zbatohen për Google ose YouTube.
- Çfarë bëjnë ata?
Në dispozicion kemi shumë lloje të kontrolleve dhe ato ju lejojnë të bëni një shumëllojshmëri të gjërave, si:
- Filtroni dhe bllokoni përmbajtjet që ju nuk dëshironi që fëmijët tuaj të shohin, si dhuna dhe pornografia,
- Përkufizoni informacione që shpërndahen,
- Vendosni afatet kohore për sa kohë fëmijët janë në internet,
- Kontrolloni kohën ditët kur fëmijët mund të kenë qasje në internet,
- Vendosni profile të ndryshme në mënyrë që çdo anëtar i familjes ka një nivel të qasjes që i përshtatet atij
Projekti “ Të gjithë duhet të dimë“ është bashkëfinancuar nga buxheti i Republikës së Serbisë – Ministria e Kulturës dhe Informacionit. Pikëpamjet e shprehura në një projekt mediatik të mbështetur nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e autoritetit që i ka ndarë fondet.