“Në kohën e sotme prindërit ju kushtojn gjithnjë e më pak kohë fëmijëve të tyre “
„Dërgimi i mesazheve kërcënuese nëpërmjet rrjeteve sociale, shkruarja e komenteve nënçmuese nën fotot e publikuara“ – janë më së shpeshti keqpërdorimi i fëmijëve në internet, thotë Qendra për Punë Sociale në Leban.
„Fëmijët që kanë vuajtur këtë lloj abuzimi bëhen të frikshme, humbin vetëbesimin, mbyllen, ndalojnë shoqërimin me kolegët e tyre, shmangin kontaktin me botën e jashtme …
Përgjegjësitë e tij kryesisht përballohen nga prindërit!
-Në ditët e sotme, prindërit shpenzojnë gjithnjë e më pak kohë për fëmijët e tyre, nga detyrat e biznesit dhe problemet familjare, duke lënë pas dore fëmijët e tyre, kështu që shpesh ata i lënë në kujdesje të vet vetës , pa dijeninë se sa rreziqe ka në përdorimin e internetit dhe rrjeteve sociale. Për atë është abuzimi gjithnjë e më i shpeshtë i fëmijëve nga të rriturit (shfaqja e pedofilisë). Prindërit këshillojm të kontrollojnë fëmijët e tyre kur përdorin teknologjitë e komunikimit, të përcaktojnë kohën që mund të përdorin në rrjetet sociale dhe internetin fare, të flasin me fëmijët e tyre për përparsit dhe manësit e përdorimit të internetit, ndërsa fëmijët këshillojm të mos pranojnë, për shembull, kërkesa nga persona të panjohur në rrjetet sociale, për të folur me prindërit për të gjitha shqetësimet që ata kanë.
Përveç të gjitha përfitimeve nga përdorimi i teknologjive të reja, ka edhe mangësi të shumta.
– TIK-et moderne prekin fëmijët që bëhen asocial, humbin kontaktin me realitetin, bëhen të papërshtatshëm, madje ndikojnë tek fëmijët ashtu që më vonë flasin, mësojnë para fjalëve nga një gjuhë e huaj,se sa nga gjuha amtare , gjë që rezulton në shqiptimin e gabuar të rrokjeve. Gjithashtu, përdorimi i shpeshtë dhe i gjatë i kompjuterit rezulton me lakimin e shtyllës kurrizore, ulje të parregullta dhe thembra të sheshta – përfundojnë nga Qendra për Punë Sociale në Leban.
Projekti “ Të gjithë duhet të dimë“ është bashkëfinancuar nga buxheti i Republikës së Serbisë – Ministria e Kulturës dhe Informacionit. Pikëpamjet e shprehura në një projekt mediatik të mbështetur nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e autoritetit që i ka ndarë fondet.