JADRANKA KRSTIQ – PSIKOLGE E SHKOLLAVE BUJQËSORE NË LESKOVC „DHUNA MBETET NË SHPIRTIN E FËMIJEVE“

  • A kanë qenë fëmijët e shkollës tuaj viktima të abuzimit virtual? A e dini për një rast dhe cilat janë përvojat tuaja në lidhje me abuzimin e fëmijëve në internet?

Ka pasur shumë raste të dhunës virtuale. Fëmijët ankohen, sidomos vajzat, se ata keqtrajtohen nëpërmjet rrjeteve sociale, kryesisht në facebook dhe mesengjer. . Se iu kan dërguar mesazhe shqetësuese, dhe i kan  quajtur me emra ofendues. Abuzimi është më i dukshëm në  Facebook, ku vajzat kanë kontaktuar me të huajt, duke besuar se profili është i vërtetë. Megjithatë, kjo shpesh është një profil i rremë. Kur folëm për këtë më von  vura re se ata ishin të habitura, se ato  nuk mendonin për këtë, se ishte një profil i rremë

Kishte shembuj të fyerjes, fotomontazhat  e fotografive  dhe videoklipeve. Abuzuesit janë të dyja gjinitë dhe është interesante se vajzat shpesh janë abuzive për shkak të xhelozisë, si me profile te rrem ashtu  dhe me profilet e vërrtet.

Çdo formë e dhunës është e padurueshme dhe po aq e keqe, dhe nuk mund të dallohen si „më të këqijat“! Dhuna psikologjike nuk ka gjurmë „të dukshme“, kështu që është e vështirë të vëzhgohet. E megjithatë, ajo është më e përhapura.

Sipas meje, dhuna psikologjike është më e ashpër sesa fizike, sepse viktimat e një dhune të tillë kalojnë nëpër një periudhë shumë të vështirë. Shumë prej tyre  heshtin  rreth saj, gjë që është edhe më e frikshme. Disa vijnë tek psikologët dhe ankohen për turpin dhe poshtërimin që vuajnë për shkak të tij.

  • Përveç shumë përfitimeve që kemi nga teknologjitë moderne, ne kemi shumë probleme që ai mbart me vete. Si i shihni ato dhe si t’i zgjidhnen ato?

Problemi është se nuk ka komunikim të mjaftueshëm në mes të prindërve dhe fëmijëve. Duhet të mësojmë nga njëri-tjetri. Fëmijët  dinë më shumë për përdorimin e teknologjisë moderne sesa prindërit e tyre, por prindërit e dinë më shumë për jetën.  Kam përshtypjen se prindërit e ri   sapo të ketë dy ose tre vjet fëmija i tyre , ai e vendos menjëherë pranë kompjuterit, në mënyrë që të ketë më shumë kohë për veten. . Ajo që manifestohet tek fëmijët për disa vjet. Statistikat tregojnë se fëmijët e sotëm 5-6 vjeç kanë probleme me të folur , sepse të folurit  e fëmijëve zhvillohet në komunikim me prindërit që sot po bëhen më pakMenjëherë më pas  ka mungesë të aktivitetit fizik, sepse fëmijët e sotëm ulen pranë kompjuterëve, ata janë të vendosur afër tabletave  dhe telefonave celularë. Dhe së fundi, inteligjenca emocionale që përfaqëson një sërë aftësish më shumë – (aftësia e vetëkuptimit, vetëkontrollit, vetëbesimit dhe aftësisë së ndjeshmërisë) … mbetet e pazhvilluar, sepse komunikimi i sotëm mes të rinjve reduktohet në minimum. Shikoni kafenetë, festimet, të gjithë  janë ulur dhe shikojn  në telefona.

  • Si t’i pajtojmë sfidat e epokës së re me zakonet e vjetra të shoqërisë?

Nuk është  problemi në kompjuter, por në vetëdijen dhe në dijeninë. Nga fëmijëria e hershme, prindërit duhet të punojnë me fëmijët e tyre. . Ndërsa shoqëria duhet të këmbëngulë për vlera reale, sepse ato janë të përmbysura. Mediat gjithashtu kanë rolin dhe përgjegjësinë e tyre sepse insistojnë në një kult të bukurisë, pasurisë, jetës së shpejtë, etj.  ndryshimi duhet të vijë nga ne të rriturit, jo vetëm nga shkolla.

 

Projekti “ Të gjithë duhet të dimë“ është bashkëfinancuar nga buxheti i Republikës së Serbisë – Ministria e Kulturës dhe Informacionit. Pikëpamjet e shprehura në një projekt mediatik të mbështetur nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e autoritetit që i ka ndarë fondet.

Scroll to Top